Uashington, 7 gusht – Presidenti amerikan Donald Tramp konfirmoi se Koreja e Jugut u pajtua që t’i paguajë SHBA-së “shumë më tepër” për mbrojtje nga Koreja e Veriut. Në Tuiter, Tramp ka shkruar se kanë filluar bisedat për rritjen e pagesës.
“SHBA-ja me dekada është paguar shumë pak”, ka shkruar Tramp. Ai shtoi se vitin e kaluar “Koreja e Jugut ka paguar 990 milionë dollarë”.
Para gjysmë viti, Seuli dhe Uashingtoni kanë nënshkruar marrëveshje, me të cilën duhet të rritet kontributi financiar për trupat e vendosura amerikane në vendin e tyre. Marrëveshja është që Seuli të paguajë të paktën 924 milionë dollarë në vitin 2019 për praninë ushtarake amerikane. Vitin e kaluar Koreja e Jugut ka paguar 830 milionë dollarë.
SHBA-ja në Korenë e Jugut ka 28.500 ushtarë.(koha.mk)