Presidenti amerikan Donald Tramp menjëherë pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë nënshkroi dekret kundër ligjit për reformë shëndetësore “Obamaker”, për të cilin në fushatën e tij premtoi se do të shfuqizohet. “Dekreti ka për qëllim që ta vendosë në minimum ndikimin financiar të këtij ligji para nënshkrimit të ti”j, shkroi në Tuiter, sekretari i përgjithshëm i Shtëpisë së Bardhë, Rajan Pribas. Ligji u jep mundësi të gjithë amerikanëve që të kenë sigurim shëndetësor.