Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se zgjidhje e mundur për konfliktin mes kurdëve, të përkrahur nga SHBA-ja dhe forcave turke në Sirinë verilindore, është që Uashingtoni të ndërmjetësojë në negociatat paqësore.
Tramp në Tuiter paralajmëroi se SHBA-ja ka tre opsione.
“Kemi tre zgjidhje – të dërgojmë 1.000 ushtarë dhe të korrim fitore ushtarake, ta godasim shumë rëndë Turqinë edhe financiarisht edhe me sanksione, ose të ndërmjetësojmë mes Turqisë dhe kurdëve. Shpresoj se mund të ndërmjetësojmë”, tha presidenti amerikan.