Uashington, 15 nëntor – Presidenti amerikan Donald Tramp sot theksoi se nuk ka kurrfarë mosmarrëveshje mes të punësuarve në Administratën e tij.
“Në Shtëpinë e Bardhë gjërat rrjedhin pa probleme”, publikoi Tramp në Tuiter.
Me këtë ai u përgjigj në zërat më të reja në mediat amerikane se shumë nga bashkëpunëtorët e tij dhe ndihmësit mendojnë të japin dorëheqje, para se gjithash për shkak të pikëvështrimeve të kundërta me procedurat dhe politikat e presidentit.