Uashington, 13 dhjetor – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nuk do t’i pengojë gjykimi afatgjatë në Senatin amerikan.
Ai para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se dëshiron t’i shohë “informatorët” ankesa e të cilëve i ka nxitur demokratët të fillojnë hetim për tërheqje.
Pasi Komiteti gjyqësor në Dhomën përfaqësuese miratoi dy nene për impiçment, Trampi e përshkroi procesin si “turp”, duke thënë se demokratët e ironizuan tërheqjen.
Komiteti i Dhomës përfaqësuese të SHBA-së i miratoi akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe obstruksioneve ndaj presidentit amerikan.
Komiteti gjyqësor i Kongresit me 23 vota “për” kundrejt 17 “kundër” për ta miratuar aktakuzën me të cilën Tramp akuzohet se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare për të kryer presion ndaj Ukrainës që ta hetojë rivalin politik, kandidatin demokrat Xho Bajden dhe djalin e tij Hanter, i cili ka punuar në kompaninë energjetike ukrainase.
Komisioni, gjithashtu, miratoi edhe një aktakuzë me të cilën Trampi akuzohet për obstruksion të Kongresit.(koha.mk)