Uashington, 28 tetor – Presidenti amerikan Donald Tramp, deklaroi se administrata e tij mendon ta publikojë video-xhirimin nga operacioni special në Siri, në të cilën është vrarë lideri i Shtetit Islamik, Ebu Bekër Al Bagdadi, transmeton gazeta KOHA.
“Mendojmë për këtë. Mund ta bëjmë. Mund të publikojmë pjesë të caktuara të operacionit”, theksoi Tramp.
Ai theksoi se Al Bagdadi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë qenë “të frikësuar si këlyshë”.
Tramp u kritikua se gjatë konferencës për shtyp deklaroi se lideri i SHI-së ka vdekur si “qen, qyqar” dhe se “ka qarë si qyqar” dhe se “ka vajtuar”.
Ndërkohë, në rrjetet sociale u paraqit video-xhirim nga bunkeri ku është fshehur Al Bagdadi, ku ai të shtunën ka kryer vetëvrasje duke e aktivizuar mjetin shpërthyes gjatë kohës së zhvillimit të operacioni amerikan kundër tij në Sirinë verilindore.
Në video-xhirim shihen gërmadhat e bunkerit ku është fshehur Al Bagdadi, mbetje nga veshjet dhe dyshek.(koha.mk)