Londër, 4 qershor – Presidenti amerikan Donald Tramp sot në Londër deklaroi se kryeministrja britanike Tereza Mej duhet që të “mbetet” në funksion për SHBA-në dhe Britaninë e Madhe që të mund të lidhin marrëveshje tregtare.
Të dy do të takohen sot në Londër, vetëm disa ditë para se Mej të premten, të tërhiqet nga funksioni i lideres së Partisë qeveritare Konservative që nënkupton edhe largimin e saj nga posti i kryeministres.
Prioritet kryesor i të dy liderëve është Marrëveshja për tregtinë bilaterale, që do të hyjë në fuqi kur Britania e Madhe do të dalë nga BE-ja.