Presidenti amerikan Donald Tramp është i gatshëm që të lidhë marrëveshje të re bërthamore me Teheranin, deklaruan mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë.
“SHBA-ja mbetet e hapur për të lidhur marrëveshje të re, marrëveshje gjithëpërfshirëse me Iranin, me të cilën do të ndalohet zhvillimi i armatimit bërthamor në këtë vend, që do të jetë në favor të të gjithë spektrit të veprimtarive të tyre të dëmshme, marrëveshje që populli iranian e meriton”, thuhet në njoftimin e mbrëmshëm të Trampit.
Sipas tij, Uashingtoni i rinovoi sanksionet drejt Iranit dhe ato do të hynë në fuqi nëse nuk lidhet marrëveshje e re. Ai i bëri thirrje autoriteteve iraniane “ose të heqin dorë nga sjellja dekstruktive ose të vazhdojnë rrugën e katastrofës ekonomike.
Sanksionet kanë karakter eskteritorial, që nënkupton se prej tyre do të goditen të gjitha vendet.