Nju-Jork, 2 qershor – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e kritikoi guvernatorin e Nju-Jorkut, Endru Kuomo në Tuiter pas protestave të mbrëmshme në Nju-Jork gjatë së cilave protestuesit shkatërruan prona dhe plaçkitën dyqane.
“Nju-Jorku është i humbur për shkak hajdutëve, banditëve, të majtës radikale dhe të gjitha formave të tjera të bandave dhe mbeturinave”, ka shkruar Tramp në profiline tij në Tuiter, duke shtuar se guvernatori i Nju-Jorkut ka refuzuar ta pranojë ofertën e tij për t’i vendosur anëtarët e Gardës Kombëtare.
“Qyteti i Nju-Jorkut është copëtuar”, tha Tramp në tutitin, njoftoi Si-En-En.
Guvernatori i Nju-Jorkut Endru Kuomo dhe kryebashkiaku Bill de Balzio vendosën orë policore dje nga ora 11:00 deri në ora 5:00 dhe sot nga ora 20:00.