Davos, 21 janar – Presidenti amerikan Donald Tramp para takimit të sotëm në Davos me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen deklaroi se ka dëgjuar se ajo është negociatore e vështirë, por shpreson se SHBA-ja dhe BE-ja do të arrijnë avancim lidhur me marrëveshjen e re tregtare.
“Është mrekulli të jesh këtu me kryetaren e Komisionit Evropian dhe me një grua e cila është shumë e respektuar, por dëgjova se është negociatore e vështirë”, ka thënë Tramp në Davos, ku merr pjesë në Forumin e 50-të ekonomik botëror, duke shtuar se SHBA-ja dëshiron të arrijë marrëveshje tregtare me BE-në.(koha.mk)