Uashington, 22 prill – Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se Kongresi “nuk mund ta largojë” nga funksioni, për shkak të pretendimeve të raportit nga hetimi i prokurorit special Robert Maler për përzirje të mundshme të Rusisë në zgjedhjet në SHBA në vitin 2016 dhe tentimeve të tij ta pengojë hetimin.
“Vetëm veprat e rënda penale mund të sjellin deri në impiçment. Nuk ka kurrfarë shkelje të mia ( pa marrëveshje sekrete, pa pengim të hetimit), dhe nuk mund të ketë impiçment. Demokratët kanë kryer vepra penale, e jo presidenti juaj republikan”, ka shkruar Trampi në Tuiter.
Versioni i rishikuar i raportit të Malerit prej rreth 450 faqe ishte publikuar javën e kaluar, pas dy viteve hetim intensiv.
Raporti ka konfirmuar se agjentët rusë kanë tentuar të intervenojnë në zgjedhjet në vitin 2016 që t’i ndihmojnë Trampit ta fitojë kundërkandidaten Hilari Klinton, përfshirë edhe përmes hakimit të imejl adresave të saj.
Por, raporti gjithashtu thekson se shtabi i Trampit nuk ka qenë i përfshirë në komplot me rusët për aktivitetet e tyre.
Gjatë hetimit, Trampi vazhdimisht ka tentuar ta pengojë punën e Malerit, thuhet në raport.
Maleri ka vlerësuar se mund të prononcohet në çfarëdo mënyre, për atë nëse Trampi ka kryer vepër penale ndërhyrje në drejtësi.
Demokratët, të cilët e kontrollojnë Dhomën e Ulët të Kongresit, deri më tani më shpesh janë përmbajtur nga thirrje të procedurës për impiçment (revokim) të presidentit.