Uashington, 13 gusht – Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se Kina po i lëvizë trupat drejt kufirit me Hong-Kongun, ku tashmë për të dhjetën javë po zhvillohen protesta antiqeveritare, dhe ku sot u shkaktua konflikt mes policisë dhe demonstruesve në aeroportin ndërkombëtar.
“Shërbimi ynë zbulues na informoi se qeveria kineze po i lëvizë trupat në kufi me Hong-Kongun. Secili duhet të jetë i qetë dhe i sigurt!”, porositi Tramp në Tuiter.