Uashington, 13 gusht – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se Pekini ende nuk e respekton obligimin e tij për blerjen e prodhime bujqësore amerikane.
“Si edhe zakonisht, Kina bëri të ditur se do të blejë shumë nga prodhimet tona bujqësore amerikane. Ata deri më tani nuk e kanë bërë këtë që e kanë thënë. Ndoshta tani do të jetë më ndryshe!” ka shkruar Trampi në Tuiter.
Deklarata ka ndodhur menjëherë pasi përfaqësuesit tregtarë të të dyja vendeve realizuan thirrje telefonike, në kulmin e luftës tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit.