Seul, 24 qershor – Presidenti amerikan, Donald Tramp këtë javë do ta vizitojë Korenë e Jugut që të bisedojë për mënyrat e jetësimit të bisedimeve bërthamore me Korenë e Veriut, kumtoi Kabineti i presidentit jugkorean.
“Tramp duhet ta fillojë vizitën e tij dyditëshe të shtunën dhe të mbajë takim me presidentin Mun Xhae-in të dielën, pas samitit të liderëve të Grupit të 20 ekonomive më të mëdha në qytetin perëndimor të Japonisë Osakë”, deklaroi zëdhënësi i presidentit Mun.
Vizita e Trampit realizohet pasi që javën e kalaur ai këmbeu letra me liderin verikorean, Kim Xhong-un.