Uashington, 7 shkurt – Presidenti amerikan, Donald Tramp e urdhëroi Pentagonin të organizojë parakalim ushtarak në Uashington, kumtoi Shtëpia e Bardhë.
Gazeta “Uashington post” informon se Tramp ka dashur që këtë vit në Uashington të organizohet parakalim grandioz ushtarak me ushtarë dhe tanke.
Përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë kumtoi se Tramp ka kërkuar nga Pentagoni të mendojë prë ceremoninë e cila amerikanëve do t’ua kthejë respektin ndaj armatës.
Zëdhënësi i Pentagonit theksoi se ajo Minsitri është në dijeni për kërkesën dhe tashmë po mendon për varinate të caktuara.