Uashington, 28 nëntor – Presidenti amerikan Donald Tramp deri më tani ka shpenzuar 115 milionë dollarë mjete buxhetore për udhëtime deri tek resortet e tija hotelierike dhe terrenet e golfit, paratë përfshijnë edhe pagesë për sigurimin. Ajo shumë është e barabartë me 287 vite pagë të presidentit, transmeton gazeta KOHA.
Nga ajo shumë, shumë miliona dollarë janë derdhur në llogari të kompanive të tija, sepse shërbimet speciale për sigurim dhe persona të tjerë zyrtarë nga administrata, qëndrojnë dhe drekojnë në hotelet e tija.
Ditën e falënderimit, festë familjare në SHBA që i paralajmëron festat e fundvitit, Tramp vendosi ta kalojë në rezidencën e tij private “Mar-a-Lago” në Palm Biç në Florida, që zyrtarisht u bë presidencial, sepse ai është vend i preferuar i tij për qëndrim. Tramp kohë më parë, vendbanimin e tij e zhvendosi nga Nju-Jorku në Palm Biç, me siguri për shkak të hetimeve tatimore.
Edicioni ka tentuar të mësojë sa kushton qëndrimi i Trampit dhe të punësuarve të tjerë nga Shtëpia e Bardhë gjatë Ditës së falënderimit, por nga administrata janë përgjigjur se nuk e dinë.
Klauzola kushtetuese për pagesë të zyrtarëve ndalon që presidenti të pranojë dobi tjetër shtetërore ose federale në para jashtë pagës së rregullt.
Tramp e ka kritikuar paraardhësin e tij Barak Obama se shpenzon shumë kohë në golf në vend që të punojë.
Në mandatin e tij të parë Obama ka luajtur golf gjithsej 88 ditë, ndërsa Tramp deri më tani ka qenë në golf 223 ditë. Dita e sotme është dita e 224-të.(koha.mk)