Presidenti amerikan Donald Tramp ka deklaruar që gjatë mandatit presidencial ka mundur të përfitojë nga dy deri në pesë miliardë dollarë.
“Të isha përsëri në atë situatë do e bëja të njëjtën, sepse nuk e kam problem, nëse mundesh t’ia lejosh vetës atëherë nuk është e rëndësishme”, theksoi Tramp.
Ai ka qenë i shqetësuar që e ka pasur patjetër të dorëhiqet nga plani i tij për organizimin e mbledhjes së kryesisë të G7-së në pushimorën e golfit të tij në afërsi të Majamit.
Republikanët dhe demokratët kanë kritikuar ashpër planin e tij dhe ka qenë i akuzuar që përfiton nga funksioni presidencial.
Tramp ka hedhur poshtë akuzat, siç e potencon dispozita pretenduese për përfitime në Kushtetutën amerikane, me të cilën u ndalohet presidentit dhe deputetëve të përfitojnë nga funksionet e tyre.
Fëmijët e tij kanë marrë pjesën më të madhe në udhëheqjen e biznesit familjar.
“Nuk ekziston dallim se a humba dy, pesë apo më pak miliardë. Nuk është e rëndësishme. Punoj për këtë vend dhe për njerëzit”, shtoi shefi i shtetit amerikan.