Uashington, 29 shkurt – Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë ju bëri thirrje afganëve “ta shfrytëzojnë shansin dhe të arrijnë paqe”, në vigjilje të nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes në Katar midis SHBA-së dhe kryengritësve talebanë, njoftuan mediat amerikane.
“Ju bëjmë thirrje afganëve ta shfrytëzojnë shansin për arritjen e paqes”, tha Tramp dhe shtoi se në nënshkrimin e dokumentit do të marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë amerikane, Majk Pompeo.
Tramp tha se edhe nëse talebanët dhe Qeveria afgane i plotësojnë obligimet e tyre dhe nisen drejt përfundimit final të përleshjes, do të plotësohen kushtet për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga vendi.