Uashington, 6 nëntor- Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se “sigurisht do të ishte i hapur” për takim me liderin e Koresë së Veriut, Kim Xhong-un.
“Do të takohesha me secilin për të cilin mendoj se duhet. Nuk mendoj se është fuqi apo dobësi. Mendoj se takimet me njerëz nuk janë gjë e keqe, kështu që sigurisht do të isha i hapur për një gjë të tillë”, tha Tramp në intervistën e transmetuar mbrëmë në programin informativ amerikan “Masë e plotë” duke u përgjigjur në pyetjen nëse do të ishte takuar me Kimin.
Tramp për momentin është për vizitë në Japoni, një nga pesë vendet të cilat do t’i vizitojë gjatë turit aziatik 12 ditor. Ai gjithashtu do t’i vizitojë Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet, ku me liderët e atyre vendeve do të bisedojë dhe për politikë të koordinuar ndaj Koresë së Veriut.