Uashington, 23 prill – Presidenti amerikan Donald Tramp dhe kompanitë e tij i nxorën në gjyq demokratët me qëllim të anulimit të kërkesës së tyre gjyqësore deri te firma “Mazars USA” të tregojë dokumente të kontabilitetit nga raportet financiare dhe tatimore lidhur me biznesin e tij, publikoi mbrëmë “nju-Jork Tajms, transmeton KOHA.
Gjatë fushatës parazgjedhore në vitin 2015 dhe 2016 Tramp deklaroi se do t’i publikojë deklaratat tatimore për biznesin e tij me qëllim që të konfirmohet nëse dhe si i ka paguar tatimet ai. Megjithatë, edhe pse ishte zgjedhur për president, ai ende nuk e ka bërë atë me arsyetimin se në kompanitë deri tani “punojnë revizorë të pavarur”.
Sipas gazetës, kjo është hera e parë që presidenti i SHBA-së dhe kompanitë e tij të nxiren në gjykatë për parandalim të hetimit për biznesin e tij që shumë muaj e zbatojnë komitetet kompetente në Dhomën përfaqësuese të udhëhequr nga demokratët.
Demokratët, u drejtuan me thirrje për dëshmi deri te personat zyrtar te disa banka të mëdha, si “Dojçe bank”, të ndajnë informata për operacionet në para të Trampit, dhe interesohen për tetë kompanitë e lidhura me presidentin.
Komiteti për buxhet pranë Dhomës përfaqësuese paraprakisht kërkoi edhe nga sekretari i financave të SHBA-së, Stiven Mnuçin, të mundësojë kontroll në deklaratat tatimore të Trampit për gjashtë vitet e fundit, por Mnuçin nuk ka bërë asgjë në afatin e parashikuar. Në vend të asaj, dërgoi letër te kongresmenët, duke e quajtur kërkesën “pa precedent”, dhe potencoi se duhet të konsultohet me Ministrinë e Drejtësisë për ligjshmërinë e tij.
“Nju-Jork Tajms” në shkurt doli me stori se gjatë fushatës në vitin 2016 Tramp pa kontroll ka shpenzuar dhjetëra milion dollarë, ndërsa në vitet paraprake ka marrë më shumë kredi për zgjerim të portfolios së tij të patundshmërive.
“Dojçe bank” është njëra nga bankat e shumta që e ka kredituar Organizatën Tramp, ndërsa vetë Tramp në vitet e 90-ta është quajtur “mbreti i borxheve”, shkruan gazeta. Biznesi i tij atëherë katër herë ka paraqitur falimentim për shkak se disa banka kanë duruar humbje të mëdha, ndërsa Tramp një kohë të caktuar ka qenë i përjashtuar nga bashkësia e biznesit të Uolstrit. (koha.mk)