Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp i është kundërpërgjigjur LaVar Ball gjatë së dielës, pasi Ball minimizoi rolin e Tramp në lirimit të LiAngelo Ball dhe dy lojtarë të tjerë të “UCLA” Bruins dhe për rikthimin e tyre në Amerikë.
“Për çfarë arsye ka qenë Tramp në Kinë? Mos më thuaj asgjë. Të gjithë duan ta bëjnë të duket sikur ai më ka ndihmuar”. LiAngelo Ball, Kody Riley dhe Jalen Hill, që ishin burgosur në Kinë me arsyen se kishin vjedhur produkte në një dyqan, arritën në Los Anxhelos të martën dhe u pezulluan menjëherë nga ekipi i tyre. Tramp, i cili u rikthye të martën gjithashtu nga një udhëtim në Azi, e ka folur si çështje me presidentin kinez Xi Jinping gjatë vizitës në Pekin javën e kaluar. Presidenti amerikan ka dalë në media dhe u ka thënë lojtarëve ta falënderojnë pasi i nxori nga balta. Diçka që ata e bënë. Por babai i një prej djemve nuk mendon se Tramp ka bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, dhe tashmë Tramp i është kundërpërgjigjur.
“Tani që tre lojtarët e basketbollit janë jashtë Kinës dhe i shpëtuan disa viteve burg, LaVar Ball, babai i LiAngelo, nuk pranon faktin që unë i kam ndihmuar. Duhet t’i kisha lënë në burg”, deklaroi Tramp.