Londër, 5 qershor – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me kolegun iranian Hasan Rohani, por se çdoherë ekziston mundësi për aksion ushtarak amerikan kundër Republikës Islamike.
“Irani është vend, i cili ka qenë ekstremisht i disponuar armiqësisht ndaj meje nga dita e parë pasi e kam marrë detyrën. Ata ishin vend terrorist numër një në botë, e me siguri njëlloj janë edhe sot”, deklaroi Tramp për televizionin privat ITV.
Tramp, duke u përgjigjur nëse nevojitet të ndërmerret aksion ushtarak kundër Iranit, tha se çdoherë ekziston mundësi.
“Nëse atë e dua? Më mirë jo. Çdoherë, megjithatë ekziston mundësi”, tha Tramp.