Uashington,21 qershor – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dje miratoi sulme ajrore ndaj Iranit, pasi që Teherani e rrëzoi një fluturake amerikane pa pilot, por e anuloi operacionin pasi që filluan hapat e parë. Tramp thotë se e ka anuluar planin pasi që atij iu sugjerua se, sipas të gjitha gjasave, në sulm do të vriten 150 iranianë.
“Ishim plotësisht të gatshëm të hakmerremi natën e kaluar në 3 vende të ndryshme kur pyeta, sa do të vdesim”, kumtoi sot në Tuiter presidenti Tramp.
Kur i është thënë për numrin, Tramp ka thënë se ai nuk është “proporcional me shkatërrimin e fluturakes pa pilot”.
Presidenti Tramp ka thënë se e ka ndërprerë operacionin 10 minuta para se të fillojë sulmi.(koha.mk)