Jehoi fuqishëm heshtja e presidentit amerikan, Donald Tramp pas sulmit ndaj myslimanëve në Londër, publikoi sot CNN në komentin e redaktorit. CNN thekson se Tramp ka heshtur edhe pas sulmeve terroriste islamofobe paraprake, siç ishin në Kuebek apo në Portland, ku myslimanët ishin cak i sulmeve të përgjakshme. “E presidenti Tarmp? Ai nuk ka asgjë për të thënë, Sikur të ishte sulm të cilin e kanë zbatuar myslimanët, ai me vendosmëri do të komentonte në Tuiter, pavarësisht kohës dhe do të përdorte dhunë të madhe që ta arsyetojë politikën e vet. Por, kur myslimanët janë viktima të dhunës, veçanërisht terroristë, të cilët kanë qëndrime raciste, nëse nuk janë neonazistë, Tramp do ta kapërcejë në mënyrë të ftohtë”, thekson CNN. Ivanka, vajza e Trampit në Tuiter shfaqi brengosje, ndërsa rrjeti amerikan vlerëson se këtë është dashur ta bëjë edhe presidenti i SHBA-së.