Davos, 22 janar – Pak para se të largohej nga Davosi, presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se do të dëshironte ta dëgjonte aktivisten suedeze Greta Tunberg se si flet në Forumin Botëror Ekonomik.
Trampi deklaroi se Tunberg e kishte fituar në garën për ballinën e magazinës “Tajm”, duke aluduar në zgjedhjen e revistës për “Personalitet të vitit”.
Ai mbrëmë foli për ndryshimet klimatike, përderisa Tunberg ishte e ulur në publik, ndërsa një orë më vonë ajo e përsëriti atë që e kishte thënë vitin e kaluar: “Shtëpia jonë ende po digjet. Pasiviteti juaj po e ndez zjarrin”.
Para se ta lëshonte Davosin, Trampi iu tha gazetarëve se kishte dëshirë që ta dëgjonte fjalimin e Gretës. Ai vlerësoi se Tunberg duhet ta ridrejtojë vëmendjen nga SHBA-ja drejtë vendeve të tjera ku ndotja është edhe më e madhe.(koha.mk)