Uashington, 27 janar – Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp përgatit dokument me të cilin do të hiqen sanksionet ndaj Rusisë, deklaroi Fabris Potje nga qendra analitike “Atlantik kaunsill”. “Burimet kumtuan se administrata e Trampit përgatit dekret për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, ka shkruar Potje në Tuiter, lajmëruan mediat ruse. Ai shtoi se Tramp nesër në telefon do të bisedojë me presidentin rus Vlladimir Putin dhe me kancelaren Angela Merkel. Paraprakisht Tramp deklaroi se ekziston mundësi të arrihet marrëveshje për armët bërthamore me Rusinë në këmbim të heqjes së sanksioneve antiruse.