Presidenti amerikan Donald Tramp e pranoi mbrëmë thirrjen e kancelares gjermane Angela Merkerl për praninë në samitin e G-20 në Hamburg në korrik të këtij viti. Tramp dhe Merkel gjatë bisedës telefonike u dakoroduan për “rëndësinë fundamentale” të NATO-s, si dhe se anëtarët e Aleancës duhet ta “paguajnë pjesën e tyre” nga shpenzimet për sigurinë kolektive, theksohet në kumtesën e përbashkët të dy liderëve. Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë qëndron se Tramp i ka bërë thirrje Merkelit së shpejti të shkojë për vizitë në Uashington. Merkel dhe Tramp biseduan edhe për Lindjen e Afërt, Afrikën Veriore, marrëdhëniet e tyre me Rusinë dhe përleshjet në Ukrainën lindore, theksohet në kumtesën e zëdhënësit të Qeverisë gjermane. Liderët e Gjermanisë dhe SHBA-së u pajtuan ta intensifikojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.