Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e përshëndeti zbatimin e dënimit me vdekje në Kinë për dilerët e drogës, duke thënë se SHBA-ja do të ballafaqohet më mirë me kontrabandimin e drogës nëse i ekzekuton kriminelët.
Në Kinë dileri i drogës dënohet me “diçka që quhet dënim me vdekje”. Dileri ynë i drogës merr si dënim diçka që quhet “çfarë thua për dënim në të holla?, tha Tramp.
“Do të thotë, nëse duam të jemi të mençur, mund të jemi të mençur. Mund t’i jepet fund problemit me drogën. Mund të përfundojë shumë më shpejtë, se që mendoni”, thotë ai.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan të propozojë SHBA-ja të vendos dënim me burg për veprat penale lidhur me drogën.
Marsin e kaluar, ai propozoi SHBA-ja të vendos dënim me burg për narko dilerët.(koha.mk)