Uashington, 16 shkurt – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se e meriton çmimin Nobel për Paqe për shkak të politikës së tij ndaj Sirisë dhe Koresë Veriore, por, gjithashtu, ndihet keq se me siguri nuk do ta marrë.
“Ia dhanë Obamës, ai madje edhe nuk e dinte pse i ishte dhënë. Ai ishte atje rreth 15 sekonda dhe ia dhanë çmimin Nobel”. Ai pyeti: “Me çka e kam merituar”?, shkruajti Tramp dhe u ankua në situatën e tij.
“Unë me siguri asnjëherë nuk do ta marrë”, shton Tramp.
Tramp pohoi se ka shpëtuar tre milion jetë në provincën siriane Idlib, që është në duart e kryengritësve, kur ai ka paralajmëruar se Rusia, Irani dhe qeveria siriane nuk duhet të kryejnë sulm ndaj Idlibit.