Uashington/ Londër, 1 qershor – Presidenti amerikan Donald Tramp, në vigjilje të vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe të hënën, porositi se ish-ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Xhonson ka qenë përzgjedhje “e shkëlqyer” për lider të ri të Partisë Konservatore, gjegjësisht kryeministër i ri pas dorëheqjes së Thereza Mej.
“Mendoj se Borisi do të bëjë punë shumë të mirë”, tha Tramp në një intervistë për gazetën britanike “San”.
Tramp gjithashtu thotë se edhe kandidatët tjerë kanë kërkuar mbështetje të tij.
“Unë do t’i ndihmoj kujt do qoftë”, shtoi presidenti amerikan.