Gjatë takimit me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, presidenti amerikan Donald Tramp e ka paralajmëruar Moskën të mos tentojë të përzihet në zgjedhjet në SHBA dhe e ka ftuar të zgjidhet konflikti me Ukrainën, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Me Lavrovin ka biseduar edhe sekretari shtetëror amerikan, Majk Pompeo i cili ka porositur se është “e papranueshme” çfarëdo përzierje në zgjedhjet amerikane dhe Rusisë dhe vendeve tjera u ka porositur se administrata e Trampit do ta mbrojë integritetin e votimit, transmeton Zëri i Amerikës.
Në pres konferencën me kolegun e tij rus, ku në Departamentin amerikan ka biseduar për kontrollin e armatimit, Ukrainën, Sirinë dhe Venezuelën, Pompeo ka thënë se administrata e Trampit do ta parandalojë përzierjen në zgjedhje.
“Qartë kam thënë se është e papranueshme dhe Rusisë qartë ia kam transmetuar pritjet tona. Administrata e Trampit çdoherë do të punojë në mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve”, ka thënë Pompeo.
Para takimit me Trampin në Shtëpinë e Bardhë, Lavrov përsëri i ka hedhur poshtë akuzat se Rusia është përzier në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.
Ai ka thënë se Rusia ka dashur të publikohen detaje të komunikimit me Uashingtonin e cila siç tha, “do ta çlirojë Rusinë nga akuzat se përzihet në zgjedhje, por që SHBA atë e ka bllokuar”.
Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë nga takimi mes Trampit dhe Lavrovit theksohet se edhe lideri amerikan e ka theksuar mbështetjen e tij për kontrollin efikas global të armatimit që nuk e përfshin vetëm Rusinë, por edhe Kinën.