Uashington, 29 korrik – Presidenti amerikan Donald Tramp ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka pyetur kolegun e tij rus Vlladimir Putin për besueshmërinë e raporteve të shërbimeve amerikane dhe evropiane se Rusia i paguan talibanët të vrasin ushtarë amerikan në Afganistan.
“Asnjëherë nuk kam biseduar me Putinin për këtë”, ka thënë Trampi.
Ai ka thënë se për këtë çështje nuk ka pasur njohuri se derisa nuk janë paraqitur spekulime mediatike deri në fund të korrikut dhe ka shtuar se dyshon në besueshmërinë e atyre informacioneve,
Pohimet e Trampit janë në kundërshtim me raportet e katër burimeve të shërbimeve amerikane dhe evropiane dhe demokratët në Kongresin amerikan e kanë akuzuar shefin e shtetit se nuk sillet “mjaft serioz” ndaj informacioneve të shërbimeve për rrezikimin e ushtarave amerikan në Afganistan.
Këshilltari i Sigurisë kombëtare, Robert O’Brajan ka deklaruar se presidenti nuk ka pasur brifing për këto të dhëna të shërbimeve pasi bashkëpunëtor i Trampit nga CIA ka konkluduar se raportet janë të “pabaza”.