Presidenti amerikan të dielën “mbush” dy vjet në Shtëpinë e Bardhë, por sivjet është vet për shkak të bllokadës së pjesshme të punë së Qeverisë.
Trampi (72) në gjysmën e mandatit të tij shkeli norma tradicionale të sjelljes dhe mbeti besnik ndaj vetes, kjo që është president aspak nuk e ka ndryshuar.
Një pjesë e amerikanëve dëshmojnë me admirim për të, disa janë të hutuar apo në druajtje për shkak të hapave të tij. Ai pasi hyri në Krahun perëndimor prestigj të Shtëpisë së Bardhë si presidenti i 45 amerikan imponoi ritëm në të cilin asgjë apo pothuajse asgjë nuk mund të befasojë.
Ithtarët e tij zëshëm i duartrokasin për një pjesë së treguesve ekonomikë, ai nuk harron për premtimet parazgjedhore, ka vendosmëri për marrëdhëniet me Kinën nuk frikësohet të deklarohet si “nacionalist”.
Kritikët janë të shqetësuar se nuk dëshiron të punojë dhe thellë të analizojë dosje politike dhe konsiderojnë se me profilin e tij në Tuiter nuk është i denjë për pasardhës për president që filloi me Xhorxh Uashington në vitin 1789 dhe vazhdoi me Linkolnin, Ruzueltin dhe Kenedinë.
Megjithatë, pjesa e dytë e mandatit të tij mund të jetë më i rrezikshëm për të për shkak të hetimeve për natyrën e lidhjeve me Moskën.
“Asnjëherë nuk kam punuar për Moskën” thekson në porosi.
Qëllimi i tij megjithatë është – Ta bëjë Merikën sërish të madhe.
Sipas Galubit, ish pronar i licencës për Mis Universum. është presidenti i vetëm në historinë e SHBA-së popullariteti i të cilit asnjëherë nuk ka qenë mbi 50 për qind në dy vitet e para në pushtet.
Trampo ka lindur në Kuins në Nju-Jork në vitin 1946, dhe është vendosur në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar të vitit 2017.