Presidentin amerikan, Donald Tramp deklaroi se dorëheqja e liderit bolivian, Evo Morales paraqet një moment të rëndësishëm për demokracinë në hemisferën perëndimore.
Tramp i shprehu mirënjohje popullit bolivian pasi që kërkoi lirinë, si dhe ushtrisë boliviane e cila e respektoi betimin se do të mbronte Kushtetutën e vendit.
Ai vlerësoi se largimi i Moralesit e ruan demokracinë dhe e hap rrugën për të dëgjuar zërin e popullit bolivian.
Presidenti amerikan thotë se ngjarjet në Bolivi i dërgojnë sinjal të qartë Venezuelës dhe Nikaraguas se “demokracia dhe vullneti i popullit fitojnë gjithmonë”.
“Ne jemi një hap më afër një hemisfere perëndimore plotësisht demokratike, të prosperuar dhe të lirë”, shtoi Trampi.
Evo Moralesi, presidenti i parë vendas i Bolivisë, para dy ditëve dha dorëheqje, pasi këtë nga ai e kërkoi ushtria, pas disa javë protesta për shkak të zgjedhjeve kontestuese në vend. Atij iu dha azil dje nga Meksika, autoritetet e të cilit kanë kërkuar nga MPJ-ja boliviane t’i mundësohet, sipas të drejtës ndërkombëtare, lirshëm të dalë nga vendi.