Uashington, 15 nëntor – Presidenti i SHBA-së, Donalld Tramp, do të merr pjesë në Samitin e NATO-s, në Londër me 2 dhe 4 dhjetor, ku është paraparë të ketë takime me shefat e shteteve dhe qeverive të anëtarëve të Aleancës, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, transmeton gazeta KOHA.
Presidenti do të jetë i shoqëruar nga zonja e parë Melani Tramp. Të dy do të marrin pjesë në pritjen e shkëlqesisë së saj, mbretëreshës Elizabeta e Dytë në Pallatin e Bakingamit, me rastin e Samitit të NATO-s.
“Shtatë dekada pas formimit, NATO mbetet aleanca më e suksesshme në historinë e vet, duke garantuar siguri, progres dhe liri për të gjithë anëtarët”, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti i SHBA-së, Tramp po ashtu ka caktuar takime me kryetarët e shteteve dhe qeverive të NATO-s, ku do të shqyrtohet “progresi i madh i Aleancës në ndarjen e harxhimeve, përfshirë më tepër se 100 milionë dollarë amerikanë të harxhuar në mbrojtje në vitin 2016”.
“Presidenti do ta theksojë nevojën që NATO të jetë e gatshme për të gjitha kërcënimet e ardhshme, përfshirë edhe ato të cilët vijnë nga hapësira kibernetike, të cilat e dëmtojnë infrastrukturën tonë dhe rrjetin e telekomunikimit, si dhe kërcënimet nga terrorizmi”, kumtoi Departmenti i Shtetit.(koha.mk)