Uashington, 18 qershor – Presidenti amerikan, Donald Tramp në një intervistë për “Tajm” deklaroi se do të mendonte për përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit, për ta penguar që të furnizohet me armë bërthamore, por e la të hapur çështjen nëse kjo ka të bëjë edhe për mbrojtjen e dërgesave të naftës.
Për dallim prej disa republikanëve në Kongres, të cilët insistojnë për përgjigje ushtarake, Tramp tha se sulmet e dy tankerëve në Gjirin e Omanit tani për tani janë incidente “shumë të vogla”. Në intervistë Tramp tha se pajtohet me konstatime të shërbimit amerikan për zbulim se Irani ka kryer sulme ndaj tankerëve, por shtoi se prejse është ai president, Teherani është me prirje më pak armiqësore ndaj Uashingtonit.