Uashington, 7 nëntor – Presidenti i SHBA-së Donald Tramp sot në orën 16:30 në Griniç do të mbajë pres konferencë për zgjedhjet në mes të mandat.
Paraprakisht sot, ai njoftoi se Partia republikane ka arritur “fitore të madhe”, edhe pse humbi kontrollin mbi Dhomën e Përfaqësuesve.
“Kam marrë aq shumë urime nga aq shumë njerëz për fitoren tonë të madhe sonte, duke përfshirë edhe vendet tjera të cilat më presin me shpresë për të firmosur marrëveshje tregtare”, shkroi Tramp në Tuiter.
Në një postim tjetër në Tuiter, ai i përshëndeti njerëzit të cilët e mbështetën dhe tha: “ata të cilët punuan me mua gjatë kësaj fushate të jashtëzakonshme, me miratimin e disa politikave dhe parimeve, u përballën shumë mirë. Ata të cilët nuk e bëjnë atë, thonë: “Lamtumirë!”.
Tramp e ka përgëzuar republikanin Ron Desantis i cili fitoi zgjedhjet për guvernator në Florida.