Uashington, 10 mars – Presidenti amerikan Donald Tramp nesër do të kërkojë nga Kongresi edhe 8,6 miliardë dollarë të tjera për ndërtimin e murit të kufirit amerikano-meksikan, raportuan përfaqësues zyrtarë amerikanë.
Tramp premtoi ndlrtimi e murit i cili do të pengojë migrimin ilegal dhe tregtinë me njerëz dhe narkotikë.
Shuma është gjashtë herë më e madhe se ajo që e ka miratuar Kongresi për projektet kufitare në çdo prej dy viteve fiskale paraprake.
Demokratët, të cilët e kundërshtojnë ndërtimin e murit dhe e konsiderojnë si të panevojshëm dhe të pamoralshëm, e kontrollojnë Dhomën Përfaqësuese amerikane, kështu që supozohet se ka shumë pak mundësi që kërkesa e Trampit të kalojë në Kongres.
Siç transmtojnë agjencitë botërore pa marrë parasysh nëse Kongresi do ta miratojë kërkesën, kjo mud të ndihmojë që Trampi t’i parashtrojë argumentet e tij për sigurinë e kufirit në garën e ardhshme presidenciale në vitin 2020.