Uashington, 5 dhjetor – Presidenti amerikan, Donald Tramp sot shfaqi bindje se do të fitojë në betejën me kongresistët të cilët filluan procedurë për shkrimin e aktakuzës formale kundër tij.
“Lajmi i mirë është që republikanët asnjëherë nuk kanë qenë aq të bashkuar”, theksoi Tramp në Tuiter dhe shtoi “Do të fitojmë!”.
Procedura për ndërrimin e Trampit është në fazë më të avancuar në Dhomën përfaqësuese të Kongresit, ku shumicën e përbëjnë demokratët, të cilët për atë do të mund të deklarohen para fundit të vitit. Më pas procedura zhvendoset në Senatin e Kongresit, ku, ndërkaq, shumicën e përbëjnë republikanët.
Nensi Pellosi, kryesuese me Dhomën përfaqësuese të Kongresit amerikan, sot kërkoj të fillohet shkrimi i aktakuzës kundër presidentit amerikan për shkak të “keqpërdorimit të pozitës”, sepse ai, sërish po tenton t’i komprometojë zgjedhjet në dobi të tij”.
“Nga kryetari i këshillit për jurisprudencë, Xheri Nadler, kërkoj ta përgatitë tekstin e aktakuzës kundër Trampit”, shtoi Pellosi.(koha.mk)