Uashington, 20 janar – Presidenti në largim i SHBA-së, Donald Tramp dhe gruaja e tij Melania ateruan në Floridë.
Tramp dhe Melania do të jenë në Floridë kur të betohet presidenti i ri Xho Bajden dhe nënpresidentja Kamala Harris.
Më herët sot, gjatë një ceremonie të shkurtër lamtumire në bazën ushtarake Endrjus, Tramp u tha qytetarëve se do të kthehej disi dhe gjithmonë të luftonte për ta.