Londër, 4 dhjetor – Presidenti amerikan, Donald Tramp u takua sot me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, në korniza të samitit të NATO-s në afërsi të Londrës, në të cilin është biseduar për tensionet e shkaktuara në Aleancë nga operacioni ushtarak turk në pjesën veriore të Sirisë.
Presidenti turk ka shkruar në Tuiter se takimi ishte “shumë i frytshëm”.
“Të dy presidentët biseduan për rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve aleate të Turqisë, përforcimin e mëtejshëm të tregtisë përmes rritjes së shkëmbimit të ndërsjellë deri në 10 miliardë dollarë amerikanë, sfidat për sigurinë rajonale edhe energjetike”, theksoi zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Turqia, e cila paraprakisht u kritikua për blerjen e sistemeve ruse të mbrojtjes anti-ajrore S-400, ka ngjallur reagime të ashpra në NATO për fillimin e operacionit ushtarak pa pëlqim kundër forcave kurde në veri të Sirisë.
Tensionet eskaluan deri në atë pikë sa që u bë një incident diplomatik javën e kaluar, kur Erdogani deklaroi se presidenti francez, Emanuel Makron është në “vdekje klinike”.(koha.mk)