Ankara, 2 janar – Presidenti turk dhe ai amerikan, Rexhep Taip Erdogan dhe Donald Tramp biseduan në telefon për situatën në Siri dhe Libi, deklaroi një përfaqësues i administratës së Erdoganit, transmeton gazeta KOHA.
“Presidenti ynë realizoi bisedë telefonike me kolegun e tij amerikan, Donald Tramp. Dy presidentët biseduan për situatën në Siri dhe Libi, ndërkaq folën edhe për çështjet rajonale”, deklaroi përfaqësuesi i administratës.
Ai shtoi se Erdoganit i vjen keq për sulmin ndaj forcave amerikane të sigurisë në Irak dhe se shprehi kënaqësi nga ndërprerja e sulmeve ndaj ambasadës amerikane në Bagdad.
“Dy liderët e cekën rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve rajonale përmes mjeteve diplomatike dhe u dakorduan ta përforcojnë bashkëpunimin për arritjen e qëllimeve të ndërsjellta në marrëdhëniet bilaterale”, shtoi përfaqësuesi i administratës së liderit turk.(koha.mk)