Tramp dhe Bajden debatuan për herë të fundit para zgjedhjeve

30

Uashington, 23 tetor – Në debatin presidencial natën e kaluar (të premten në mëngjes sipas kohës në Evropën Qendrore), kandidatët Donald Tramp dhe Xho Bajden i kushtuan shumë nga koha e tyre luftimit të pandemisë të Kovid-19 dhe çështjeve ndërkombëtare.

Ky diskutim i kandidatëve është i fundit para zgjedhjeve, të planifikuar për në 3 nëntor, dhe në vend të tre pati dy debate – një ballafaqim televiziv u anulua për shkak të rezultatit pozitiv të koronavirusit të Taumpit.

Ndryshe nga debati i parë, i cili ishte një lloj “lufte pa rregulla”, kur Trampi ndërpreu vazhdimisht kundërshtarin e tij, këtë herë debati u kthye në një diskutim shumë më të civilizuar – ekzistonte rregull për të fikur mikrofonët nëse dikush shkel dy minuta të caktuara për përgjigje dhe 30- ato sekonda në për replikë që përdorej rrallë.

Pyetja e parë dhe më e rëndësishme ishte në lidhje me pandeminë dhe si presidenti u ballafaqua me përhapjen e virusit në Shtetet e Bashkuara.

Megjithëse vendi është bërë një nga më të goditurat në botë, Tramp më parë ka drejtuar gishtin nga Kina për  “lëshimin” e koronavirusit globalisht, duke mbyllur kufirin për fluturimet nga Kina në janar, të cilin demokratët e kanë quajtur “ksenofobi”.

Bajden, i nominuari demokrat dhe presidenti republikan nuk ndryshuan shumë për atë që duhet bërë në të ardhmen për të mposhtur virusin “Trampi theksoi se vendi ndërton mijëra aparate për ventilim të mushkërive, syza për mbrojtje, maska dhe doreza dhe i dërgon nëpër botë”, Ai është kundër mbylljes së shkollave dhe bizneseve që e dëmtojnë ekonominë.

Politika ndërkombëtare u diskutua gjatë hapjes së çështjeve të tjera. Për shembull, duke folur për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e SHBA, Bajden akuzoi Trampin për manipulim të informacioneve të pakonfirmuar nga Rusia.

Debati u përqëndrua gjithashtu në marrëdhëniet e SHBA-së me Korenë e Veriut, duke përfshirë disa takime të Trampit me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, edhe pse takime të tilla më parë ishin dukur të papranueshme për një udhëheqës të SHBA. Tramp tha se takimet ishin për të shmangur luftën.

Temat e tjera të debatit ishin aksesi në shërbimet shëndetësore, pabarazia sociale, imigracioni, racizmi, si dhe një paketë masash për bizneset e vogla dhe personat e rrezikuar dhe me paga të ulëta për shkak të krizës së koronavirusit.