Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se as këtë vit nuk do të marrë pjesë në darkën e sivjetshme të Shoqatës së raportuesve nga Shtëpia e Bardhë, duke e vlerësuar këtë ngjarje si shumë negative.
Ky është viti i tretë me radhë si Trampi e lëshon darkën e gazetarët të akredituar në Shtëpinë e Bardhë, të cilët ai zakonisht i akuzon për paragjykim, por megjithatë, pothuajse çdo ditë përgjigjet në pyetjet e tyre.
“Do të mbaj tubime politike për shkak se ajo mbrëmje është aq e mërzitshme dhe negative, kështu që ne do të mbajmë një tubim shumë pozitiv”, tha Tramp.
Ai shtoi se shqyrtohen tre lokacione për këtë ngjarje.
“Ky do të jetë tubim i madh. Darka për raportuesit është shumë negative. Unë dua gjëra pozitive”; theksoi Tramp.
Darka e sivjetshme e raportuesve nga Shtëpia e Bardhë do të mbahet më 27 prill në një hotel në Uashington.(koha.mk)