Tramp: Brazili do të mund të bëhet anëtare e NATO-s
Uashington, 19 mars – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se e konsideron Brazilin për alet kryesor i SHBA-së jashtë NATO-s, dhe për këtë ky shtet amerikanojugor madje do të mund të bëhet anëtare e Aleancës, njofton gazeta KOHA.
Siç lajmëroi DPA, Trampi deklaratën e këtillë e ka dhënë pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin brazilian Zhair Bolsonaro.
Trampi ka theksuar se në takim është biseduar për përforcimin e marrëdhënieve tregtare midis SHBA-së dhe Brazilit, si dhe lansimin eventual të anijeve kozmike nga territori brazilian. (koha.mk)