Uashington, 8 janar – Presidenti amerikan Donald Tramp sot bisedoi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.
“Dy liderët biseduan për gjendjen aktuale në Lindjen e Afërt. Presidenti theksoi se NATO-ja duhet ta rritë rolin e vet në pengimin e konflikteve dhe ruajtjen e paqes në Lindjen e Afërt”, kumtoi Shtëpia e Bardhë.
Paraprakisht, Tramp theksoi se do të kërkojë nga NATO “të përfshihet shumë më tepër në procesin e Lindjes së Afërt”.(koha.mk)