Uashington, 23 shtator – Presidenti amerikan Donald Tramp pyeti pse kundërkandidati i tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale Xho Bajden, “i shpenzoi të gjitha paratë në operacione plastike, kur e fsheh fytyrën me maskë”.
Tramp sërish e ka përqeshur Bajdenin (77) për mbajtje të maskës dhe e akuzoi se ka kryer operacion plastik në mitingun parazgjedhur në afërsi të Pitsburgut, një javë para debatit të parë presidencial, transmeton Indipendent.
“Pse për djall i ka shpenzuar ato para në operacion plastik nëse e mbulon fytyrën me maskë”, ka thënë Tramp.
“Xho ndihet mirë për këtë”, vazhdoi Tramp. Ai në miting përsëriti se mendon se ish-nënpresidenti i SHBA-së duhet të testohet për drogë para debatit.
Dy kandidatët presidencialë do të përballen në debatin e parë më 29 shtator në Klivlend, ndërsa do t’i modelojë udhëheqësi i Foks Njuz, kris Uolas.