Uashington, 9 gusht – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se askush nuk mund të flasë në emër të SHBA-së të bisedojë me Iranin dhe njëkohësisht ta akuzojë presidentin francez Emanuel Makron se i dërgon “sinjale të përziera” Teheranit në rast të bisedimeve të mundshme.
“E di që Manueli mendon mirë, si dhe të gjithë të tjerët, por askush nuk flet në emër të SHBA-së përveç SHBA-ja”, porositi Trampi.
Mediat amerikane theksojnë se nuk plotësisht e qartë në cilën deklaratë të Makronit ka të bëjë reagimi i Trampit, por sipas disa raporteve të caktuara mediatike të kësaj jave, Makroni i ka bërë thirrje presidentit iranian Hasan Rohani në Samitin e G7 këtë muaj që të takohet me Trampin. Një diplomat francez pardje i ka përgënjeshtruar pohimet e tilla.