Tramp: Akoma nuk e kam humbur besimin tek Kim

8

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp në një intervistë për faqen amerikane “Politiko” deklaroi se akoma nuk e ka humbur besimin tek lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong-un.

Është e mundur se në një moment do të bëhet (do ta humbas besimin), por tani assesi, theksoi Tramp.

Presidenti amerikan paraprakisht ia përshkroi vetes meritat për ndalimin e testimeve me raketa të Koresë së Veriut, tani nuk i kushton rëndësi lansimit të para ca kohshëm të projektileve.

Janë me rreze të shkurtra veprimi dhe nuk vlerësoj se është humbur besimi. Në një moment tjetër ndoshta, por tani jo. Bëhet fjalë për raketa me rreze të shkurtra veprimi dhe të gjitha këto janë çështje standarde, theksoi Tramp.

Koreja e Veriut dje publikoi se ka testuar armë me rreze të gjata veprimi. Publikimi i Phenianit është në kundërshtim me informacionin paraprak të Shtatmadhorisë së Armatës koreanojugore se më 9 maj do të gjuhen dy raketa me rreze të shkurtra veprimi të cilat kanë fluturuar 420 gjegjësisht 270 kilometra.

Koreja e Veriut zyrtarisht nuk ka lansuar asnjë raketë nga nëntori i vitit 2017 kur ka hedhur një raketë balistike interkontinentale, e cila mund të arrijë deri në territorin amerikan. (koha.mk)

Comments are closed.