Shkup, 13 dhjetor – Trajtimi human i qenve endacak në territorin e Qytetit të Shkupit dhe komunave të saj, duke përfshirë këtu edhe Komunën e Çairit po bëhet nga Shërbimi për trajtim human të qenve të pastrehë në kuadër të NP “Higjiena Komunale – Shkup”, theksohet në kumtesën e Shërbimit për trajtimin e qenve të pastrehë.
“Trajtimi i kësaj kategorie të qenve po realizohet në bazë të principit “gjuaj, sterilizo, lësho”. Ky program është në nivel të Qytetit të Shkupit i miratuar nga ana e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe i përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO)”. theksoi Dimçe Mickovski, udhëheqës i Shërbimi për trajtimin e qenve të pastrehë.
Nga Shërbimi u bëjnë thirrje qytetarëve që vërejnë grup më të madh të qenve të pastrehë të cilat paraqesin rrezik për sigurinë e tyre të paraqesin rastet në këto kontakt numra: 02 8201357 ose telefoni kujdestar i NP “Higjiena Komunale” (08:00 – 20:00) – 3216644 apo në e-mail: [email protected].
Nga Shërbimi theksojnë se me lajmërimin e rastit duhet ta tregoni edhe lokacionin ku janë vërejtur qentë e pastrehë për intervenim më efikas të Shërbimit për trajtimin e qenve të pastrehë.